Studim: IA ndryshon sjellje kur biseda bëhet agresive dhe me tension

23 Prill 2026 | 20:54

Një studim i ri ka treguar një sjellje interesante të inteligjencës artificiale, si ChatGPT, duke vënë në dukje se mënyra si zhvillohet një bisedë mund të ndikojë në tonin e përgjigjeve të saj.

Studiuesit kanë vënë re se kur një bisedë është e qetë, IA përgjigjet normalisht dhe me ton neutral. Por kur biseda fillon të bëhet konfliktuale, me fyerje, akuza apo kërcënime, edhe përgjigjet e IA ndryshojnë dhe bëhen më të ashpra.

Sipas tyre, kjo ndodh sepse sistemi “merr si shembull” mënyrën si flasin njerëzit. Pra, nëse një person përdor gjuhë të fortë ose agresive, IA tenton të përshtatet me atë stil për të vazhduar bisedën në të njëjtin nivel komunikimi.

Në disa raste, sipas studimit, IA ka përdorur edhe ironi ose shprehje më të forta, megjithëse në përgjithësi mbetet më e kujdesshme dhe më pak fyese se njerëzit.

Studiuesit theksojnë se kjo nuk do të thotë që IA “zemërohet” apo ka emocione, por tregon se ajo ndikohet nga mënyra si i flitet. Kjo është një sjellje që vjen nga modeli i të mësuarit nga të dhënat njerëzore.

Ata paralajmërojnë se kjo është një çështje e rëndësishme, sidomos kur IA përdoret në fusha serioze si komunikimi, ndërmjetësimi i konflikteve apo edhe në sisteme që lidhen me sigurinë. Në këto raste, është e rëndësishme që sistemi të mos ndikohet nga tensioni i bisedës dhe të mbetet sa më neutral.

Në përgjithësi, studimi tregon se edhe pse inteligjenca artificiale është një teknologji shumë e avancuar, ajo ende pasqyron sjelljen njerëzore dhe mund të ndikohet nga mënyra se si komunikojmë me të.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026