Studimi, 68% e njerëzve përballen me probleme të shëndetit mendor, kërkojnë ndihmë te inteligjenca artificiale
Më shumë se gjashtë në dhjetë persona kërkojnë këshilla për shëndetin mendor përmes inteligjencës artificiale, megjithëse gati gjysma e tyre nuk janë të kënaqur me përgjigjet që marrin. Kjo është një nga gjetjet kryesore të raportit më të fundit vjetor për shëndetin mendor, të publikuar nga AXA dhe IPSOS.
Studimi zbulon se 68% e njerëzve janë potencialisht të prekur nga ankthi, stresi ose depresioni, qoftë edhe në nivele të lehta. Situata paraqitet edhe më shqetësuese tek të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç, ku kjo përqindje arrin në 85%.
Anketa u zhvillua me 19 mijë të rritur nga 18 vende të botës gjatë periudhës 12 janar – 16 shkurt 2026. Sipas rezultateve, 46% e të anketuarve deklaruan se po përballen me vështirësi emocionale ose vuajtje psikologjike. Ndjenja më e përhapur ishte ajo e dëshpërimit dhe trishtimit, e raportuar nga 65% e pjesëmarrësve.
Të rinjtë rezultuan grupi më i prekur, me 43% të tyre që shfaqin nivele të rënda ose shumë të rënda të depresionit, ankthit ose stresit, pothuajse dy herë më shumë se mesatarja globale prej 26%.
Raporti evidenton gjithashtu se brezi i ri është më i hapur për të diskutuar problemet e shëndetit mendor, për të kërkuar ndihmë dhe për të përdorur mjete teknologjike për menaxhimin e tyre.
Sipas Khaled El Shaarany, drejtues për shëndetin dhe parandalimin në AXA, është e rëndësishme të ndiqet nga afër evoluimi i kësaj grupmoshe. Ai vlerëson se përdorimi i tepërt i ekraneve dhe varësia në rritje nga teknologjia mund të jenë faktorë që po nxisin izolimin dhe vetminë tek të rinjtë.
Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht