Studimi: Bllokimet gjatë pandemisë Covid-19 plakën para kohe trurin e adoleshentëve

9 Shtator 2024 | 22:12

Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Uashingtonit zbuloi se pandemia COVID mund të ketë plakur para kohe trurin e adoleshentëve, veçanërisht vajzave të reja.

Shumë njerëz ndërprerenë rutinat e tyre të përditshme për shkak të urdhrave për të qëndruar në shtëpi dhe ndërveprimeve të kufizuara sociale gjatë pandemisë COVID-19.

Tani, një studim nga studiues në Universitetin e Uashingtonit ka zbuluar se pandemia COVID-19 mund të ketë shkaktuar ndryshime të pazakonta në zhvillimin e trurit të adoleshentëve, duke rezultuar në maturimin e përshpejtuar të trurit.

Studiuesit matën maturimin e trurit duke parë se sa u hollua korteksi cerebral, i cili është shtresa e jashtme e trurit, me kalimin e kohës.

Duke krahasuar skanimet e reja me të dhënat e para-pandemisë për 80 për qind të pjesëmarrësve, ata zbuluan se truri i adoleshentëve u hollua më shpejt se sa pritej, veçanërisht për vajzat.

Ndërsa ky rrallim ndodh natyrshëm me moshën, madje edhe te të rinjtë, zhvillimi i trurit të vajzave u përshpejtua mesatarisht me 4.2 vjet, ndërsa truri i djemve maturohej me 1.4 vjet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026