Studimi: Gati 20% e mjekëve në poliklinika kanë raportuar rastet e dhunës

14 Tetor 2025 | 18:02

Mjekët dhe infermierët në shërbimin parësor e raportojnë shumë pak dhunën në familje. Një studim i kryer nga Qendra Aleanca Gjinore për zhvillim i cili i prezantua gjatë konferencës kombëtare me temë: Vlerësimi i sfidave dhe përgjigja institucionale ndaj dhunës me bazë gjinore në shërbimin e kujdesit parësorë shëndetësor në Shqipëri, nxorri në pah se vetëm 68% e profesionistëve shëndetësor ndihen të përgatitur për të vlerësuar dhe menaxhuar rastet e dhunës, por shumë pak e kanë bërë.

Paralelisht me gjetjet, studimi ka dalë dhe me rekomandime.

Nga ana tjetër ambasadori i BE, Silvio Gonzato i pranishëm gjatë raportimit të gjetjeve në konferencë kërkoi që të punohet më shumë dhe të ketë 0 tolerancë për dhunën me bazë gjinore dhe diskriminimin.

“Në Shqipëri duhet më shumë punë veçanërisht në forcimin e ligjit dhe strukturat e mbrotjes të viktimave të dhunës, duam të shohim impaktin konkret në adresimin e sfidave për gratë në zonët rurale, gratë rome dhe egjiptiane dhe gjithashtu në komunitetin LGBTIQ“, tha Gonzato.

Ndërkohë përfaqësues të ministrisë së Shëndetësisë dhe shërbimeve shëndetësore bënë me dije se menaxhimi i rasteve të dhunës ka nevojë për një bashkëpunim institucional, në mënyrë që çdo viktimë e dhunë të marrë mbështetje në kohë reale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026