Studimi global: Hidroksiklorokina jo efektive tek pacientët me COVID-19
Hidroksiklorokina, apo ilaçi kundër malaries, nuk ka sjellë përmirësime tek pacientët me COVID-19, si dhe ka shtuar rrezikun e vdekjes e problemet me rrahjet e zemrës, sipas një studimi të ri global.
Studimi është kryer tek 100 mijë pacientë mbartës të COVID-19 në 671 spitale nga muaji dhjetor i 2019 deri në prill të 2020.
I publikuar në “The Lancet”, në këtë studim janë përfshirë 14.888 persona të cilët u trajtuan me hidroksiklorokinë ose klorokinë.
Hidroksiklorokina është përfolur gjatë si një trajtim i mundshëm kundër COVID-19, qëkur doktor Didier Raoult tha se po trajtonte pacientët e tij në Marsejë me këtë medikament në kombinim me antibiotik.
Sot ai po ekzaminohet në disa teste klinike në mbarë botën, duke përshirë dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Analiza e re globale zbuloi se ky medikament nuk kishte sjellë përmirësim tek pacientët me COVID-19, por në fakt kishte shtuar rrezikun e vdekjes dhe problemet me zemrën.
Rreth 9 për qind e pacientëve të testuar humbën jetën, krahasuar me rreth 16 për qind e atyre që po trajtoheshin me klorokinë.
Studimi zbuloi edhe risk më të lartë për ata që u trajtuan me hidroksiklorokinë dhe antibiotik.
Rreth 22 për qind e pacientëve të trajtuar me klorokinë dhe antibiotik vdiqën e po ashtu dhe 23 për qind e atyre që u trajtuan me hidroksiklorokinë dhe antibiotik, thuhej në studimin.
Klorokina është një ilaç që përdoret që prej viteve 1940 për të trajtuar malarien ndërsa hidroksiklorokina është një derivat i tij por më pak toksik, megjithatë ai sjell efekte të forta anësore si dhimbje koke, marrje mendsh, të vjella dhe në disa raste probleme me zemrën.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet