Studimi i ri: Kina, emetuesi i dytë më i madh në botë i karbonit

26 Tetor 2021 | 22:45

Kina bart përgjegjësi të madhe për ndryshimet e klimës, sidomos në një kohë kur emetimet e karbonit po llogariten. Kështu kanë treguar shifra të reja, pavarësisht qëndresës së Pekinit dhe përpjekjeve të tij për të fajësuar revolucionin industrial të Perëndimit për krizën.

Vendi i madh aziatik rezulton si ndotësi i dytë në botë edhe kur emetimet që datojnë që prej vitit 1850 janë përfshirë në total.

Bëhet fjalë për vitin kur shumë vende perëndimore ishin industrializuar dhe ishin kthyer në përdorues të karburanteve fosile, të paktën pjesërisht për të ardhurat e ekonomisë së tyre.

Por të dhënat e fundit, të publikuara nga shoqata “Carbon Brief”, provojnë gënjeshtrën e përsëritur shpesh nga Pekini, se vendet perëndimore janë ato që bartin përgjegjësinë historike për krizën.

Argumenti u përdor edhe javën e kaluar nga ministri kinez i Klimës, i cili mbrojti angazhimet modeste të vendit të tij përpara konferencës për klimën COP26, që ka gjasa të bojkotohet nga presidenti Xi Jinping.

“Vendet e zhvilluara që çlirojnë karbonin pa asnjë masë në qindra vitet e fundit, që prej revolucionit industrial, kontribuuan në problemin e ndryshimeve të klimës që kemi sot”, deklaroi ministri Li Gao.

Analiza të reja të kryera nga “Carbon Brief” tregojnë se Kina u industrializua disa dekada pas Perëndimit dhe është rritur në mënyrë agresive në vitet e fundit, sa që tani ua ka kaluar vendeve të tjera, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara.

Pas këtyre të fundit, India, Brazili dhe Rusia plotësojnë pesëshen historike të emetuesve të karbonit, që njëkohësisht janë angazhuar fuqishëm për të reduktuar dhe çuar emetimet në zero brenda vitit 2050.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026