Studimi: Ndikimi i teksteve shkollore gjatë periudhës së monizmit në Shqipëri
Tekstet e gjuhës dhe letërsisë gjatë kohës së komunizmit nuk kishin vetëm funksion arsimor, por edhe funksion propagandistik. Arsimi asokohe konsiderohej një nga mjetet kryesore të edukimit politik dhe të formimit të “njeriut të ri socialist”.
Dhe e analizuar kjo temë vjen në librin studimor “Ideologjia në tekstet shkollore të gjuhës dhe të letërsisë (1978-1985)”.
“Synimi i tij është hedhja dritë në praninë e ideologjisë politike në librat e gjuhës dhe leximit letrar në klasat VI-VII-VIII. Tekstet janë përdorur gjatë komunizmit si mjet për ta përhapur dhe për ta ngulitur ideologjinë politike”, tha Elsa Skënderi, njëra nga autoret e librit.
Pedagogu Mark Marku, thekson se kjo temë është thelbësore për të kuptuar se si ideologjia e një shoqërie ndikon në formimin kulturor të individëve.
“Tema është thelbësore edhe për t’u përballur me pasojat e së shkuarës, me atë që quhet inkontaminimi ideologjik i një shoqërie”, shprehet Marku.
Profesor Osman Gashi, shprehet se botimi nxjerr në pah se si tekstet u përdorën për të formuar bindje të caktuara në përputhje me interesat e shtetit
“Studiuesit, janë shprehur se tekstet mësimore nuk janë neutral. Në këtë mënyrë tekstet janë bartëse të mesazheve ideologjike. Monografia synon të tregojë se si janë përdorur tekstet mësimore në rastet më të shpeshta si dhe për të ngulitur te nxënësit ideologjinë politike. Autorët konstatojnë se sot ka pak studime në këtë fushime, pasi studimet janë ofruar në sferën e krijimeve të komunizmit. Ky libër ofron përgjigje se si është zhvilluar mësimi në shkolla por edhe të tjera si libra të tjera”, thotë Gashi.
Ndërsa sipas gjuhëtares Teuta Toska, studimi kontribuon në mbushjen e një boshllëku të rëndësishëm në studimet arsimore dhe kulturore
Studimi gjithashtu përfshin një krahasim midis teksteve të përdorura në Shqipëri dhe në Kosovë, për të zbuluar dallimet në trajtimin e autorëve dhe veprave letrare si dhe në qasjen ndaj mësimdhënies së gjuhës shqipe.
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse
- 22:09 “PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar