Studimi: Në Shqipëri mbizotëron gjuha e urrejtjes
Një studim i fundit, fryt i i bashkëpunimit midis Komisionerit kundër Diskriminimit, Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, ka paraqitur disa të dhëna mbi gjuhën e urrejtjes në Shqipëri.
Sipas studimit, afro 60% e të anketuarve mendojnë se gjuha e urrejtjes mbizotëron masivisht në vend.
Në grupet më të ndjeshme prej diskriminimit, 9 nga 10 të anketuar mendojnë se gjuha e urrejtjes është shumë e përhapur.
Studimi i publikuar bazohet në reagimet e mbi 1.800 personave të anketuar.
Pjesa më e madhe e tyre, afro 70%, pohuan se programet më të zakonshme televizive që përhapin më shpesh gjuhë të urrejtjes janë debatet politike dhe më pak shfaqjet e realitetit.
Më shumë se gjysma e të anketuarve mendojnë që motivet më të zakonshme që ngacmojnë gjuhën e urrejtjes janë varfëria, statusi social, opinioni politik, paraqitja fizike, etnia dhe raca.
Gratë janë ato që mendojnë më shumë se gjuha e urrejtjes nxitet nga paraqitja fizike, ndërsa burrat mendojnë se gjuha e urrejtjes nxitet më shumë nga opinioni politik.
“Gjuha e urrejtjes përdoret më së shumti në media sociale, shkolla, universitete dhe vendet e punës. Më shumë se gjysma e të anketuarve pohojnë se kanë reaguar me veprime, kur kanë qenë dëshmitarë të gjuhës së urrejtjes ndaj dikujt tjetër. Aleanca kundër urrejtjes ka shumë punë për të bërë në Shqipëri” – thotë Robert Gajda, komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Afro 60 % e të anketuarve nga grupet në nevojë e kanë përjetuar personalisht gjuhën e urrejtjes dhe po aq kanë dëgjuar për të tjerë që e kanë përjetuar.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë