Studimi ekonomik, Adrian Civici: Mbi 90% e pensioneve janë më të ulëta se minimumi jetik

31 Mars 2021 | 12:50

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici komentoi në Euronews Albania studimin ekonomik “Sistemi ekonomik dhe roli i shtetit në shoqëri”, i realizuar nga vetë ai dhe Selami Xhepa.

Në këtë studim kanë dalë të dhëna interesante sesi shprehen të moshuarit për pensionet që marrin dhe a mjaftojnë ato për të plotësuar nevojat bazike të jetës.

Studimi ka nxjerrë konkluzionet se 89% e personave që janë mbi 60-vjeç janë shprehur se pensioni është i pamjaftueshëm për nevojat e mbijetesës.

Ndërkohë, nga studimi ka rezultuar se mbi 90% e pensioneve janë ndjeshëm më të ulëta se paga minimale dhe minimumi jetik.

Një tjetër konkluzion është se 70% e të moshuarve nuk janë aspak dakord ose disi dakord që të përfshihen në skema alternative si pensionet suplementare apo pensionet private.

Për të dhënat e mësipërme zoti Civici tha se pensionet në Shqipëri janë shumë të ulëta dhe si tilla nuk plotësojnë kushtet minimale të të moshuarve.

Ai theksoi se shumat që marrin të moshuarit janë akoma më të ulëta sidomos në pensionet e fshatit apo pensionistët që kanë qenë gjatë kohës së punës me paga të ulëta.

Sipas ekspertit “shpenzimet e shtuara nga efektet e pandemisë e kanë rënduar akoma më shumë buxhetet e tyre”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026