Studimi tregon se 1 miliard të rinj janë në rrezik për humbjen e dëgjimit

16 Nëntor 2022 | 19:42

Një studim i ri ka treguar se më shumë se 1 miliard njerëz janë në rrezik për humbjen e dëgjimit.

Kur bëhet fjalë për telefonat, muzikën, filmat dhe shfaqjet, është e zakonshme që adoleshentët dhe të rinjtë të dëgjojnë shumë me zë të lartë dhe shumë gjatë, sipas studimit të botuar të martën në revistën BMJ Global Health.

“Ne vlerësuam se 0,67 deri në 1,35 miliardë individë të moshës 12-34 vjeç në mbarë botën ka të ngjarë të përfshihen në praktika të pasigurta të dëgjimit,” dhe për këtë arsye janë në rrezik për humbjen e dëgjimit, tha autorja kryesore e studimit Lauren Dillard.

Dillard e cila është një konsulente e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe një bashkëpunëtore postdoktoral në Universitetin Mjekësor të Karolinës së Jugut, thotë se ekspozimi ndaj zërit me një volum shumë të lartë mund të lodh qelizat shqisore dhe strukturat në vesh, shkruan CNN. 

Sipas studimit, ndikim të madh kanë përdorimi i kufjeve, si dhe frekuentimi i vendeve të  argëtimit, si koncerte, bare dhe klube.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026