Studio e Euronews në Prishtinë, gazetari: Nuk ka fitues të zgjedhjeve pa koalicion

28 Dhjetor 2025 | 15:30

Analisti Lavdim Hamiti deklaroi në studion e Euronews Albania në Prishtinë se zgjedhjet e sotme në Kosovë nuk do të kenë një fitues të qartë.

Hamiti tha se asnjë parti nuk mund të sigurojë 61 mandate dhe se do të jenë të detyruara të krijojnë një koalicion qeverisës.

“Asnjë subjekt politik nuk duhet të jetë në gjendje të sigurojë i vetëm shumicën, qoftë edhe për ta formuar qeverinë me 61 vota. Problemi nuk është vetëm te qeveria, sepse kemi edhe një tjetër çështje: në shkurt duhet të zgjidhet edhe presidenti, gjë që kërkon një koalicion më të gjerë, me së paku 80 vota në Kuvendin e Kosovës. Besoj se kjo do t’i detyrojë të gjitha subjektet kryesore politike të bashkëpunojnë mes tyre për të formuar institucionet e reja”, tha ai.

I pyetur nga gazetari Franko Egro se çfarë do të prodhojnë këto zgjedhje, Hamiti tha se para se gjithash këto zgjedhje duhet të shërbejnë për të shmangur krizat e ardhshme.

“Pasi të konfirmohet rezultati zgjedhor për secilin subjekt politik, atëherë do të ulen dhe, besoj, do të formohet një koalicion i cili do të zgjedhë edhe presidentin, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja parlamentare. Do të jetë një koalicion i qëndrueshëm për të udhëhequr vendin në katër vitet e ardhshme, pa e detyruar vendin në zgjedhje të vazhdueshme, sepse këto kanë kosto për vendin”, tha Hamiti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026