Stuhi e fortë në Slloveni, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë

21 Korrik 2025 | 21:56

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të forta me reshje të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe breshër.

Raportet për dëmet e shkaktuara nga stuhia tashmë po vijnë nga shumë vende. Disa mijëra përdorues të kompanisë “Elektro Ljubljana” mbetën pa energji elektrike. Agjencia e Mjedisit ka lëshuar një paralajmërim portokalli për pjesën më të madhe të vendit, raporton Index.hr.

Siç bëjnë me dije mediat vendase, pasdite, pjesa perëndimore e Sllovenisë, përgjatë kufirit me Italinë, u prek nga një stuhi më e fortë që po lëviz drejt lindjes së vendit.

Index raporton se gjatë pasdites, një stuhi më e fortë preku zonën e Bovacit dhe Kobaridit, dhe më pas u zhvendos drejt Kranjit dhe Kamnikut. Një lexues nga Horjul raportoi se era rrëzoi çatinë e një shtëpie të vjetër.

Për shkak të pemëve të rrëzuara në rrugë, trafiku është i vështirësuar në autostradat për në Dolenjska dhe Primorska, si dhe në rrugët anësore jugore dhe perëndimore të Lubjanës , njoftoi Qendra e Informacionit për Trafikun, e cila u bëri thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtatin drejtimin e tyre me kushtet e motit.

Në zonën e Lubjanës, më shumë se 6,000 përdorues të Elektro Ljubljana mbetën pa energji elektrike – kryesisht në zonat Horjul, Polhov Gradec, Domžale, Litija dhe Grosuplje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026