Stuhi në Gjermani, era shkul pemët, kaos në sektorin e transportit publik
Një stuhi, me shira dhe erëra të forta, shkaktoi të enjten dëme dhe probleme në sektorin e transportit në Gjermani.
Shërbimi meteorologjik vendas paralajmëroi qytetarët për rrezikun që vjen nga stuhia e pagëzuar me emrin “Ignatz”, e cila pritet të përshkojë zona të tjera të Gjermanisë.
Sipas meteorologëve, gjatë së enjtes erërat kanë fryrë me 100 kilometra në orë.
Moti i keq shkaktoi vonesa dhe anulime të udhëtimeve në vend, me operatorët hekurudhorë që njoftuan oraret e ndryshuara në faqet e tyre të internetit, ose në ekranet reklamuese të e stacioneve të trenit.
Si pasojë e erërave të forta, shumë pemë u çrrënjosën dhe gjatë rrëzimit dëmtuan banesa dhe shkaktuan probleme në trafik.
Në Berlin, dy pemë u rrëzuan në një bllok apartamentesh, duke detyruar departamentin e zjarrfikësve të angazhohet për heqjen e tyre nga ndërtesat.
Autoritetet vendore kanë deklaruar se operacionet e pastrimit do të vijojnë, pasi pemët kanë lënë gjethe të shumta nëpër rrugë dhe duke qenë se erërat vazhdojnë, ato mund të përbëjnë problem në qarkullimin e automjeteve.
Në Mynih, ndërkohë, zjarrfikësve iu desh të siguronin qëndrimin e një skele të madhe ndërtimi, e cila ishte përmbysur për shkak të stuhisë.
Zyrtarët lokalë deklaruan se moti i keq mund të shkaktojë rrëzime të mëtejshme të pemëve dhe u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet.
Meteorologët parashikojnë që stuhia të zhvendoset në orët e ardhshme nga perëndimi në lindje të vendit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania