Stuhia detare përfshin gjirin e Durrësit

26 Shkurt 2023 | 20:11

Një stuhi detare ka përfshirë gjirin e Durrësit që prej pasdites së kësaj të diele.

Si pasojë e motit të keq, në portin më të madh në vend janë regjistruar probleme.

Era e fortë shkëputi cimat e tragetit të linjës Durrës-Ankona, “Af Claudia”.

Burime nga APD konfirmojnë për Euronews Albania se spostimi i tij nuk ka shkaktuar të lënduar, apo probleme të sigurisë për mjetet e tjera në port.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kapitenerisë, rimorkiatorëve dhe pilotëve, gjendja është kthyer në normalitet dhe ka nisur imbarkimi i pasagjerëve.

Prandaj, parashikuar për t’u nisur në orën 19:00, trageti do të niset me më shumë se një orë vonesë.

Me vonesë pritet të mbërrijë edhe trageti që niset nga brigjet italiane, respektivisht nga porti i Barit.

Në një njoftim në faqen zyrtare, APD bën të ditur, se “Af Marina” “mbërrin me vonesë për shkak të kohës së keqe”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026