Stuhia ‘Monica’ pushton Spanjën, erërat e reshjet bllokojnë gadishullin Iberik

11 Mars 2024 | 07:44

Spanja është pushtuar nga stuhia Monica, e cila ka sjellë shira të shumtë, borë dhe erëra të forta

Stuhia e cila ka pushtuar gadishullin Iberik gjatë fundjavës, ka sjellë alertin e emergjencës në disa komuna. Qindra rrugë dytësore dhe disa akse kryesore janë mbyllur ose reduktuar për shkak të kushteve atmosferike që bëjnë të pamundur qarkullimin normal.

Në rajonin perëndimor të Galizias, e deri në Madrid, më shumë se 30 automjete janë përfshirë në aksident për shkak të breshërit të fortë.

Ndërkohë rrugët e Leonit, midis Galizias dhe Kastilias, si dhe në zonat malore pranë Madridit, dëbora pamundësuar qarkullimin, ku roja civile ka ndërhyrë për shpëtimin e 6 personave në rrugën shtetërore e Navalacruz.

Stuhia Monica nuk kursen as bregdetin, ku në bregun veri-perndimor dallgët kanë arritur lartësinë e 7 metrave.

60 deri në 80 litra reshjes janë rrëzuar në provincën e Granadas vetëm në 12 orët e fundit, dhe erërat e forta kanë rrëzuar në Cordoba pemë të shumta duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas parashikimeve të agjencisë meteorologjike spanjolle, situata do vijoj e njëjtë deri në përfundim të fundjavës duke u zbutur gjatë javës në vijim.

Autoritetet spanjolle kanë apeluar qytetarët që të shmangin qarkullimin si dhe të përdorin zinxhirë ose goma dimërore nëse nuk i shmangin lëvizjet me automjete.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026