“Shqiptarët janë popull i nxehtë dhe erotik!”-Edmond Tupja

10 Mars 2024 | 17:45

Në këtë puntatë të “Profil” ka sjellë historinë e jetës së Edmond Tupes në ekranin e Euronews Albania.

Avangard, kritik, erudit dhe artist kështu mund të përkufizohet profesori, por përveç këtyre ai ka një jetë të mbushur me kujtime të trishta dhe momente suksesi.

Gazetarja Greta Topjana ka nxjerrë nga sirtari i tij jo vetëm foto por shumë momente nga jeta e tij, nga Franca në Gramsh dhe jo vetëm.

Edmond Tupja në “Profil” u shpreh se shqiptarët janë popull erotik.

Ai tha: “Kur botova librin ‘Fjalori erotik i gjuhës shqipe’ pati shumë reagime edhe kur më shihnin njerëzit në rrugë. Por ne kemi letërsi erotike, psh: kur themi, ma ke gojën si kuti dhe shtatin si selvi…por letërsi erotike  nuk ka. Në filmat komunist priteshin pjesët ku kishte afrimitet! Por se jemi popull i nxehtë jemi, aq sa njëherë kur po flisja për emigracionin ekonomik kam thënë se emigracionin ekonomik shoqërohet nga emigracioni erotik, se ne jemi popull erotik”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026