Stuhitë përfshijnë Evropën, reshje dhe erëra të forta në Spanjë dhe Itali
Në fillim i nxehti, ndërsa tani stuhitë. Erëra të forta dhe shi i dendur kanë përfshirë ishullin spanjoll të Majorkës, duke shkaktuar edhe përmbytje.
Reshjet lanë motoristët të udhëtonin në kushte të vështira mes stuhisë.
Edhe në Spanjën kontinentale shirat ishin në nivele rekord. Mbi 100 litra ujë për metër katror u akumuluan në disa zona të Katalonjës.
Zjarrfikësit shpëtuan me sukses një person që kishte mbetur i bllokuar në makinën e tij poshtë një ure.
Shira të dendura dhe erëra të forta kanë goditur gjithashtu veriun e Italisë, kryesisht rajonet e Lombardisë dhe Ligurias, ku stuhitë çrrënjosën pemë dhe dëmtuan çatitë e shtëpive.
Qytetarët në Xhenova u kapën të papërgatitur nga stuhitë. Cikloni “Popea”, që vjen nga Evropa veriore, po depërton në vend dhe po largon valën verore të të nxehtit.
Por në Greqi zjarret masive vazhdojnë të digjen, edhe pse njëri prej tyre, që ra në ishullin Andros, u vendos nën kontroll.
Zjarrfikësit vazhdojnë të qëndrojnë në pikat kyçe të territorit për shkak se fryjnë erëra të forta.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë