Moti i keq përfshin Pogradecin, era e fortë thyen pemën disavjeçare
Moti i keq me erë dhe shi ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, ku ka shënuar dhe incidentet e para në juglindje. Teksa në Maliq u përplasën 3 mjete dhe u plagosën 7 persona, në Pogradec është thyer një pemë e llojit shelg në parkun e qytetit.
Fatmirësisht në momentet kur u thye pema nuk ka pasur qytetarë në shtëtitore dhe nuk është rrezikuar asnjë njeri.
Kujtojmë se qyteti bregdetar i Vlorës u përfshi gjithashtu një stuhi shiu me intesitet të lartë rreth orës 10, ku pushuesit nuk kanë mundur të bëjnë plazh. Edhe ata që kanë preferuar të shkojnë herët, janë kthyer në shtëpitë e tyre. Si pasojë ka pasur edhe trafik të rënduar, ndërsa reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet të lartë gjatë gjithë paradites.
Si pasojë e kësaj situate policia Kufitare ka dalë me njoftim zyrtar nisur nga ndryshimet klimatike gjatë fundjavës duke bërë apel pushuesve të shmangin aktivitetet me mjete lundruese, pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha të cilat mund të rrezikojnë jetën e tyre.
Rrebeshet e shiut kanë përfshirë edhe gjirin e Durrësit.
Pushuesit kanë braktisur plazhet, ndërsa në qytet është raportuar qarkullim i rënduar automjetesh.
Forca e detit 5 ballë ka penguar lundrimin e anijeve të vogla dhe mjeteve turistik, ndërsa nuk janë raportuar vonesa apo anulime të lundrimit ndërkombëtar me traget.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë