“Suksesi vjen edhe me duar në xhepa”, ja si qitësi olimpik turk pushtoi rrjetin

1 Gusht 2024 | 19:07

Mediat sociale kanë shpërthyer pas një fotografie të një qitësi olimpik turk, që u kthye në fenomen në ‘Paris 2024’, i cili në dukje ishte indiferent, por mori medaljen e argjendtë.

Me dorën në xhep dhe pa ndonjë pajisje optike që mbanin rivalët e tij, stili i rastësishëm i Yusuf Dikeçit, e veçoi atë nga konkurrentët e tjerë në garën e qitjes në 10 metra.

Personaliteti i Dikeçit, së bashku me talentin e tij e kanë bërë atë një sensacion në internet brenda natës.

“Turqia dërgoi një “djalosh”, 51-vjeçar, pa lente të specializuara, mbulesë sysh apo mbrojtje veshi dhe mori medaljen e argjendtë”, shkruhet në një postim viral në X, i cili kishte pothuajse 90 milionë shikime.

Shumica e gjuajtësve olimpikë përdorin mbrojtje të specializuar të veshit dhe lente për të bllokuar shikimin në njërin sy dhe për të reduktuar dritën, por Dikeç me sa duket nuk kishte nevojë për asgjë nga këto.

Dikeç nuk është i panjohur për gjuajtjen me armë, ai mban edhe disa tituj nga kampionati botëror dhe europian për evente të ndryshme me pistoletë.

“Nuk kam pasur nevojë për pajisje speciale”, thuhet se ka thënë Dikeç për mediat vendase turke. “Unë jam një gjuajtës natyral, i natyrshëm.”

“Suksesi nuk vjen me duar në xhepa” është një tjetër deklaratë që ai bëri për shtypin vendas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital

Një drejtues kamioni është përplasur aksidentalisht në portin e Durrësit nga një tjetër kamion. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur shoferi me origjinë nga...
12:25 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026

Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike...
12:02 | 28/07/2026