Sulm brenda komisariatit të policisë në Bosnje, i mituri vret një oficer
Një djalë 14-vjeçar ka kryer një sulm me thikë në një stacion policor në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës të enjten mbrëma, duke vrarë një oficer policie dhe plagosur rëndë një tjetër. Ngjarja ndodhi në Bosanka Krupa, rreth 300 kilometra nga Sarajeva, ku i riu u fut papritmas në stacion dhe sulmoi oficerët. Ministri i Brendshëm i njësisë kroate të vendit, Ramo Isak, raportoi incidentin për mediat, duke konfirmuar humbjen e jetës së një oficeri dhe plagosjen e një tjetri, të cilit iu dha ndihma në spitalin e Bihacit.
“Një polic ka humbur jetën dhe një tjetër është dërguar në spital,” deklaroi Isak, duke shtuar se masat e sigurisë në stacionet policore janë shtuar pas incidentit.
Sulmuesi, i lindur në vitin 2009, është arrestuar, ndërkohë që hetimet për të zbardhur motivet e sulmit po vijojnë.
“Trishtimi është i madh. Është e pabesueshme që një 14-vjeçar të kryejë një sulm të tillë brenda komisariatit, dhe kjo ngre alarmin për të gjithë shoqërinë,” tha shefi i policisë kantonale, Adnan Habibia.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet