Sulm me armë në Zelandën e re, humbin jetën 2 persona, plagosen 6 të tjerë
Një sulmues i armatosur vrau të enjten dy persona dhe plagosi gjashtë të tjerë pasi qëlloi në drejtim të punëtorëve në një kantier ndërtimi në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Aukland.
Personi i armatosur u gjet i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me policinë, gjatë së cilës një oficer policie u qëllua dhe u plagos. Katër civilë u plagosën gjithashtu.
Ngjarja ndodhi disa orë para fillimit të turneut për Kampionatin Botëror të Futbollit të grave.
Të shtënat kanë ndodhur pranë hoteleve ku kanë qëndruar Skuadra e Norvegjisë dhe ekipe të tjera të futbollit.
Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins tha se turneu do të vazhdojë siç ishte planifikuar.
Policia tha se do të kishte siguri të shtuar në ndeshjen hapëse të turneut për të ndihmuar në qetësimin e tifozëve, ndësa FIFA tha se do të mbahej një minutë heshtje para ndeshjes.
“Është e qartë që me fillimin e Kupës së Botës këtë mbrëmje, ka shumë sy në Aukland”, tha Hipkins. “Qeveria ka folur me organizatorët e FIFA-s këtë mëngjes dhe turneu do të vazhdojë siç është planifikuar.”
“Dua të ritheksoj se nuk ka një kërcënim më të gjerë të sigurisë kombëtare”, shtoi ai. “Ky duket të jetë veprimi i një individi”.
Të shtënat tronditën Zelandën e Re, ku incidentet e tilla janë të rralla.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në