Sulm me raketa në stacionin e trenit, Ukraina akuzon Rusinë

8 Prill 2022 | 19:05

Disa dhjetëra civilë të vrarë dhe rreth 100 të plagosur. Ukraina akuzon Rusinë se ka bombarduar qëllimisht mëngjesin e së premtes stacionin e trenit Kramatorsk, në lindje të vendit.

Sikurse duket në anën e majtë të ekranit, platformat e këtij stacioni kanë qenë të populluara me civilë që i largoheshin ofensivës madhore ruse në Donbas.

Në një fjalim virtual drejtuar Parlamentit finlandez, presidenti ukrainas dënoi ashpër sulmin.

“Ky është vetëm një stacion hekurudhor i zakonshëm, në një qytet të zakonshëm. Kjo është mënyra se si Rusia po mbron Donbasin, se si e shohin ata mbrojtjen e popullsisë rusisht-folëse”, tha Zelenski.

Ai ftoi ligjvënësit të mbanin një minutë heshtje në nder të viktimave të luftës.

Nga ana e saj, Moska mohon përgjegjësinë dhe deklaron se është provokimi i radhës nga Kievi, i vetmi sipas saj që përdor llojin e raketave të përdorura në sulm.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell dënoi sulmin ndaj atyre që i quajti ‘njerëz që duan t’i largohen një lufte të pajustifikuar dhe që shkakton vetëm vuajtje’.

Borrell, që ndodhet në Kiev bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi gjithashtu kthimin e ambasadorit të BE-së në kryeqytetin ukrainas.

Një sinjal i fortë mbështetjeje erdhi edhe lidhur me pamjet tronditëse që tregonin masakrën e përforlur të civilëve të kryer gjatë pushtimit rus të qytetit të Buçës, në afërsi të Kievit. Rreth 100 trupa të banorëve vendas janë identifikuar.

Sipas presidentit ukrainas, situata në lokalitetin tjetër Borodjanka, pas tërheqjes së trupave ruse, është shumë më keq. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen

Mijëra protestues pritej të mblidheshin në qytetin serb të Kralevës të dielën, një ditë pasi Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të jepte dorëheqjen, duke hapur...
18:09 | 28/06/2026

Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona

10 persona u plagosën pasi rrufeja goditi një pemë në një park në Suedi të dielën. Stuhia e fortë u regjistrua në Parkun Tosselilla Sommarland, e cila shkaktoi...
17:44 | 28/06/2026