Sulm me thikë në Britani, disa të plagosur! Policia qëllon autorin

2 Tetor 2025 | 12:30

Të paktën katër persona janë plagosur të enjten në mëngjes nga një sulm me thikë në Mançester, Angli. Autoritetet britanike raportojnë se sulmi ndodhi në Sinagogën e Kongregacionit Hebraik të Heaton Park, në lagjen Crumpsall.

Sipas deklaratës zyrtare nga Policia, fillimisht është raportuar një automjet që po drejtohej me shpejtësi drejt këmbësorëve pranë sinagogës. Më pas, një person ka sulmuar me thikë disa qytetarë.

“Në orën 09:31, një automjet po drejtohej drejt kalimtarëve, ndërsa një person ishte plagosur me thikë,” thuhet në deklaratën e policisë.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka qëlluar me armë personin e dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në kujdes mjekësor. Gjendja e tij nuk është bërë ende e ditur.

Ekipet e ambulancës mbërritën në vendngjarje, të cilët u kujdesën për katër persona të plagosur që sipas tyre kanë marrë lëndime si pasojë e goditjeve nga automjeti dhe thika.

Ngjarja ka ndodhur në një ditë të shenjtë për komunitetin hebraik, Yom Kippur, ku shumë besimtarë mblidhen në sinagoga dhe agjërojnë.

Kryetari i bashkisë, Andy Burnham, e quajti ngjarjen “një incident serioz”, por vlerësoi reagimin e shpejtë të forcave të rendit dhe qytetarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

Administrata Trump ndërmori të enjten hapa për të kufizuar kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, vizitorët e programeve të shkëmbimit kulturor dhe gazetarët. Rregullorja...
21:15 | 16/07/2026

Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës

Shtëpia e Bardhë po i kundërshton shqetësimet se ripërtëritja e armiqësive me Iranin po shkakton sërish rritje të çmimeve të naftës dhe gazit. “Mund të...
20:39 | 16/07/2026

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri të vendit. Kandidatura e tij mori mbështetjen e 289...
20:15 | 16/07/2026