Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen 4 persona! Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes

28 Maj 2026 | 11:18

Një sulm me thikë është regjistruar këtë të enjte në Zvicër. Mësohet se nga ky sulm kanë mbetur të plagosur 4 persona. Ngjarja ndodhi në stacionin e trenit në qytetin Winterthur.

Motivi i sulmit mbetet i panjohur, por raportohet se sulmuesi u dëgjua duke bërtitur: “Allahu Ekber”. Dëshmitarët thanë se sulmi ndodhi pak para orës 08:30 të mëngjesit të së enjtes.

Sipas gazetës 20 Minuten, në kohën e sulmit, një grup nxënësish po kalonin pranë stacionit, ndërsa mësuesi i tyre dyshohet se qëndroi përpara fëmijëve për t’i mbrojtur ata.

Forca të forta policie dhe shpëtimi nxituan në vendngjarje, ndërsa zona përreth stacionit mbetet e rrethuar nga policia. Deri më tani, nuk janë dhënë informacione të mëtejshme mbi gjendjen e të plagosurve apo identitetin e autorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026