Sulm në brendësi të territorit rus, shpërthen në flakë depoja e naftës
Një zjarr i madh ka përfshirë një depo nafte në qytetin jugor rus të Azovit, pas asaj që guvernatori rajonal e quajti sulm me dronë gjatë natës në mes të 17 dhe 18 qershorit.
Guvernatori i Rostovit, Vasily Golubev tha se nuk kishte viktima në këtë incident.
Ai gjithashtu tha se nuk kishte “asnjë rrezik që zjarri të përhapej në objekte të tjera, apo kërcënime për banorët”.
Ministria ruse e Emergjencave postoi një video të zjarrit dhe tha se një rezervuar karburanti prej pesë mijë metrash kub kishte marrë flakë.
Ai tha se më shumë se 70 zjarrfikës me pajisje, duke përfshirë një tren zjarrfikës, po përpiqeshin të shuanin zjarrin.
Zyrtarët rusë kanë fajësuar dronët ukrainas për sulme të shumta ndaj instalimeve të naftës në javët e fundit, pranë kufirit me Ukrainën.
Kievi në përgjithësi i shmanget komentimit të incidenteve.
Por Ukraina është duke u drejtuar gjithnjë e më shumë në shënjestrimin e infrastrukturës energjetike ruse, kryesisht instalimet e naftës, gjatë sulmeve me dronë, në mënyrë që të pakësojë rezervat e karburantit të ushtrisë ruse.
Ukraina i është nënshtruar sulmeve, pothuajse të vazhdueshme, me dronë dhe raketa ruse në infrastrukturën e saj civile dhe energjetike që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia, nga shkurti i vitit 2022.
Sulmet ajrore ruse kanë shkaktuar viktima të shumta në mesin e civilëve dhe dëme të mëdha materiale në të gjithë vendin, duke përfshirë Kievin – kryeqytetin ukrainas.
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
Franca arreston 32 persona të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në 22 departamente
- 16:42 72-vjeçari humbi jetën nga zjarri në Korçë, banorët: Ishte i alkoolizuar, tentoi disa ditë më parë t’i vinte zjarrin banesës
- 16:40 Ish-ambasadori britanik: Omani në pozicion të mirë për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet SHBA-Irani
- 16:33 Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
- 16:20 11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 16:14 Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse
- 16:04 Përmbytjet në Bangladesh vrasin 44 persona, mbi një milion të bllokuar