Sulm nga Rusia në Ukrainë, shuhet një familje me 4 anëtarë! Mes tyre një 15-vjeçare

5 Tetor 2025 | 15:17

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra mijëra kanë mbetur pa energji elektrike në Ukrainë pas një vale të rëndë sulmesh me raketa dhe dronë nga Rusia gjatë natës, ka deklaruar Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Katër anëtarë të një familjeje, përfshirë një vajzë 15-vjeçare, u vranë nga një sulm në fshatin Lapaivka, ndërsa shumica e sulmeve kishin në shënjestër rajonin perëndimor të Lvivit.

Fqinji i Ukrainës, Polonia, ngriti në ajër avionë luftarakë për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake, ka konfirmuar ushtria polake. Në përgjigje u angazhuan gjithashtu edhe avionë të NATO-s.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte kryer me sukses një “sulm masiv” ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturës në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026