Sulme me thikë dhe armë zjarri në qendër të Japonisë, tre të vdekur
Tre persona janë vrarë si pasojë e sulmeve me thikë dhe të shtënave me armë zjarri në qendër të Japonisë. Sulmuesi i dyshuar raportohet të ketë therur një grua, para se të sulmonte me armë zjarri dy zyrtarë policorë në qytetin Nakano.
Më vonë, sulmuesi e ka plagosur edhe një person tjetër. I dyshuari, që besohet se është bujk, në të 30-at, është fshehur në një ndërtesë, pas incidentit.
Sipas mediave japoneze, nëna e të dyshuarit ka ikur nga ndërtesa ku është fshehur i biri.
Sulmet me armë janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, pavarësisht vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, në korrik të vitit të kaluar. Abe ka qenë kryeministri që ka udhëhequr më së gjati në Japoni, dhe vdekja e tij e ka tronditur shtetin.
Armët e zjarrit janë të ndaluara në Japoni, dhe shumë rrallë raportohet për sulme të dhunshme. Më 2014, në Japoni janë regjistruar vetëm gjashtë incidente apo vdekje si pasojë e armëve, ndërsa në Shtetet e Bashkuara 33.599.
Njerëzit duhet të kalojnë teste shumë të vështira dhe teste të shëndetit mendor, në mënyrë që të blejnë një armë në Japoni. Edhe pas kalimit të testeve, ata mund të posedojnë vetëm disa lloje armësh.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë