‘Ndodhin edhe në SHBA’, Xhaçka: Mbrojtja jonë kibernetike rezultoi efikase
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë tentoi që të shkatërronte të dhëna shtetërore, por nuk ia arriti.
Sipas Xhaçkës, mbrojtja kibernetike e Shqipërisë rezultoi të ishte efikase, pavarësisht sulmit masiv.
“Sulme të tilla ndodhin edhe në SHBA, edhe në vendet e BE. Agresorët, piratët, do të tentojnë që të gjejnë dobësi të sistemeve. Detyra e vendeve si i yni është që të investojmë. Fati i sistemit tonë do kishte qenë në kolaps, nëse s’do të kishim investuar në mbrojtjen kibernetike. Ishte sulm masiv, synonte paralizimin e sistemeve online, vjedhjen e sistemeve qeveritare. Sistemet tona rezistuan dhe ky është fakt. Mbrojtja jonë kibernetike rezultoi të ishte efikase, pavarësisht sulmit masiv”, tha Xhaçka.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta