Sulmet e SHBA në terminalin e karburantit të Jemenit vrasin 38 persona

18 Prill 2025 | 12:47

Ushtria amerikane thotë se ka shkatërruar një terminal karburanti në Jemen gjatë sulmeve të fundit kundër Houthis.

Qëllimi i sulmit në portin Ras Isa të Detit të Kuq ishte kufizimi i furnizimeve dhe fondeve për lëvizjen e mbështetur nga Irani.

Sipas Houthis, të paktën 38 njerëz u vranë gjatë sulmit dhe një numër punonjës shëndetësorë ishin në mesin e të vdekurve.

Sulmi i së enjtes vjen pasi ushtria amerikane shtoi sulmet e saj ndaj Houthis një muaj më parë.

Zyrtarët amerikanë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment mbi numrin e të vdekurve të ofruar nga mediat Houthi, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani filluan të sulmojnë anijet tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit pas fillimit të luftës Izrael-Gaza në tetor 2023.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?

Kombet e Bashkuara paralajmëruan sot se forcimi i shpejtë i fenomenit klimatik El Niño, i cili pritet të jetë “me intensitet të lartë” midis korrikut dhe shtatorit (duke arritur fazën e...
12:26 | 03/07/2026

Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona

Të paktën 18 persona u vranë në një përleshje të dhunshme komunale të lidhur me një mosmarrëveshje për tokën në shtetin veri-qendror të Nigerisë, tha...
12:18 | 03/07/2026

Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?

Djali i Ajatollah Ali Khameneit nuk pritet të marrë pjesë në shërbimin mortor të babait të tij për shkak të rreziqeve të sigurisë. Ajatollah Mojtaba...
12:12 | 03/07/2026