Sulmet izraelite në Damask vrasin 15 persona

14 Nëntor 2024 | 16:43

Izraeli i kreu të enjten dy sulme ajrore në një lagje në perëndim të Damaskut dhe në periferi të kryeqytetit, duke i vrarë të paktën 15 njerëz dhe duke i plagosur 16 të tjerë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë.

Agjencia e lajmeve, SANA, tha se sulmet ajrore në lagjen Mazzeh në Damask dhe në periferi në veriperëndim të kryeqytetit, goditën dy ndërtesa.

Associated Press raportoi nga vendi i ngjarjes në Mazzeh se një ndërtesë pesëkatëshe u dëmtua pasi u godit nga një raketë.

Ushtria izraelite tha se i ka goditur qendrat komanduese dhe shënjestrat infrastrukturore të grupit militant, Xhihadi Islamik, në Siri, dhe se ka shkaktuar “dëme të mëdha ndaj qendrës komanduese të organizatës terroriste dhe operativëve të saj”.

Sulmet ajrore në Damask dhe në periferi të tij ndodhën pak para se Ali Larijani, këshilltari i liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, pritej të takohej në kryeqytetin sirian me përfaqësues të fraksioneve palestineze në Ambasadën iraniane në Mazzeh.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026