Sulmet izraelite në Liban, 100 të vrarë dhe mbi 400 të plagosur
Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se bombardimet e ushtrisë izraelite nëpër Liban të hënën kanë vrarë 100 njerëz dhe kanë plagosur mbi 400 të tjerë.
Ministria tha se në mesin e të vrarëve dhe plagosurve ka gra dhe fëmijë. Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në jug dhe verilindje të Libanit të hënën në mëngjes.
Ajo tha se goditi 300 shënjestra në Liban, në përpjekje për ta rritur trysnin ndaj Hezbollahut, grupit militant të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Ushtria njoftoi për bombardimet e reja përmes një postimi në rrjetin social X, ku e postoi një fotografi të shefit ushtarak, Herzi Halevi, duke urdhëruar sulme shtesë nga shtabi i ushtrisë në Tel Aviv.
Këto janë bombardimet më të ashpra të Izraelit në Liban që prej nisjes së luftimeve mes tij dhe Hezbollahut tetorin e kaluar. Halevi dhe liderë të tjerë izraelitë janë zotuar për veprime më të ashpra ndaj Hezbollahut në ditët e ardhshme.
Teksa ushtria izraelite kreu sulmet, autoritetet izraelite raportuan për një sërë sirenash në veri të Izraelit, duke i paralajmëruar banorët për sulme raketore nga Libani.
LEXONI GJITHASHTU:
Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:29 Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçekut, kush e zëvendëson
- 10:23 Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës
- 10:19 Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
- 10:18 Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar