Sulmet izraelite, shkon në 38.011 numri i viktimave në Gaza
Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka dhënë përditësimin e saj të përditshëm mbi numrin e të vdekurve nga lufta e Izraelit në Gaza, duke thënë se 38,011 njerëz janë vrarë dhe 87,445 janë plagosur që nga fillimi i armiqësive tetorin e kaluar.
Ai shtoi se 58 persona janë vrarë në 24 orët e fundit dhe 179 janë plagosur.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës paralajmëron gjithashtu se brenda pak orësh, gjeneratorët e energjisë elektrike në spitalin Nasser në Khan Younis, në jug të Gazës do të ndalojnë punën për shkak të mungesës së karburantit.
Spitali Nasser është i vetmi spital kryesor i mbetur që ofron shërbime për pacientët në Khan Younis dhe Rafah pasi Spitali Evropian i Gazës ndaloi së punuari, tha ministria.
Ministria u bëri thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe humanitare që të ndërhyjnë urgjentisht për të siguruar karburantin e nevojshëm për funksionimin e gjeneratorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit