Sulmet izraelite vrasin 76 anëtarë të një familjeje në Gazë

23 Dhjetor 2023 | 14:43

Një sulm ajror izraelit ka vrarë 76 anëtarë të një familjeje të madhe, thanë zyrtarët e shpëtimit të shtunën, një ditë pasi shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sërish se në Gazë nuk ka vend të sigurt dhe se ofensiva izraelite, që po vazhdon, po krijon “pengesa të mëdha” në shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Sulmi i së premtes ndaj një ndërtese në Qytetin e Gazës ishte në mesin e sulmeve më vdekjeprurëse që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – 12 javë më parë, tha Mahmoud Bassal, zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes Civile në Gazën e kontrolluar nga Hamasi. Ia ofroi një listë të pjesshme të emrave të të vrarëve – 16 krerë të familjes al-Mugharabi – dhe tha se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe Issam al-Mughrabi, punonjës i Programit për Zhvillim të OKB-së, gruaja dhe pesë fëmijët e tij.

Izraeli shpalli luftë ndaj grupit radikal të Hamasit, pasi luftëtarët e tij sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa Hamasi të shkatërrohet e të rrëzohet nga pushteti në Gazë si dhe të lirohen të gjitha pengjet.

Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 20.000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës dhe mbi 53.000 janë plagosur.

Izraeli fajëson Hamasin për numrin e lartë të civilëve të vrarë, duke thënë se grupi operon në zonat e banuara.

Ushtria izraelite ka thënë se 139 ushtarë të saj janë vrarë gjatë ofensivës tokësore. Ajo ka thënë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit, përfshirë edhe rreth 2.000 në tri javët e fundit, por nuk ka paraqitur asnjë dëshmi për këto pretendime.

Izraeli ka njoftuar të premten në mbrëmje se forcat e tij po zgjerojnë ofensivën tokësore “në zona të tjera të Rripit, me përqendrim në jug”.

Ushtria tha se do të vazhdojë po ashtu operacionet në veri të Gazës, përfshirë edhe në Qytetin e Gazës, ku fillimisht ishte përqendruar ofensiva tokësore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
13:17 | 25/07/2026