Sulmet kibernetike, Çuçi: 7,6 herë më shumë investime në teknologji

27 Tetor 2022 | 11:51

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaron se në buxhetin e vitit 2023 janë parashikuar 7,6 herë më shumë investime për teknologjinë dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Gjatë një prezantimi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend, Çuçi tha se me fonde të vetë ministrisë janë 547 milionë lekë, ndërsa me fonde të AKSHIT janë 278 milionë lekë.

Sipas tij, rritja e fondeve për teknologjinë dhe sistemet digjitale ka ardhur pas sulmeve kibernetike nga Irani.

“Pavarësisht se jemi në një situatë të vështirë, të diktuar nga efektet e krizës që ka prodhuar lufta në Ukrainë, me kryefjalë energjinë, e ku inflacioni i rritur kërcënon ekonomitë e shumë vendeve, përfshi edhe ekonominë tonë, ia kemi dalë mbanë që buxheti i vitit 2023 për Ministrinë e Brendshme të jetë më i lartë se i vitit që po mbyllet. Ne kemi alokuar pjesën më të madhe të buxhetit për Policinë e Shtetit, plot 19.5 miliardë lekë ose një rritje 16% krahasuar me buxhetin e vitit 2022. Si asnjëherë më parë investimet në Policinë e Shtetit, të cilat zënë pjesën më të madhe në buxhetin e Ministrisë së Brendshme, do të jenë në masën 56% më shumë se viti aktual. Fokusi me këtë buxhet të ri është edhe më i përqendruar tek përmirësimi i infrastrukturës teknologjike dhe sistemeve digjitale me standardet me të mira dhe rritjen e parametrave të sigurisë kibernetike për të parandaluar dhe përballuar sulmet apo incidentet kibernetike”, tha ministri Çuçi.

Ministri i Brendshëm u ndal gjithashtu edhe tek rritja e pagave për rreth 75% të trupës policore.

“Kemi bërë një rritje prej 15% nga e cila përfitojnë jo pak por rreth 75% e trupës policore. Kjo është një rritje dyfish më shumë krahasuar me pjesën tjetër të administratës që përfitoi vetëm 7%, por plotësisht e justifikuar, sepse punonjësit e Policisë së Shtetit përballen me vështirësi të jashtëzakonshme për të garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve”, tha ministri Çuçi.

Gjithashtu, gjatë vitit 2023 janë parashikuar edhe rreth 110 milionë lekë për ngritjen e një strukture të re për të rritur sigurinë dhe kontrollin në zonat bregdetare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026