Sulmet kibernetike, Noka: Hakerat kanë marrë të dhëna nga sistemi TIMS dhe me Memex
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë se u konfirmua fakti që është hakeruar sistemi TIMS dhe Memex, duke u cenuar rëndë siguria kombëtare.
“E gjitha rrotullohet rreth fatit që shqiptarët nuk duhen të informohen dhe nuk duhet ta dinë çfarë ka ndodhur me sulmet kibernetike. Drejtori i komanduar i Shërbimit, ndër të tjera nuk ka tha asnjë gjë që është sekrete. Janë hakeruar prej 14 muajsh sistemet digjitale të Shqipërisë. U konfirmua fakti që është hakeruar sistemi TIMS dhe me Memex i policisë që cenon rëndë sigurinë kombëtare. U konfirmua që prej 14 muajsh që hakerat jo vetëm të Iranit, por edhe rusë dhe serbë kanë kontroll mbi të dhënat”, u shpreh Noka.
Më tej ai nënvizoi se hakerat qeveritarë kanë ndërhyrë për të asgjësuar të dhëna.
“Kërkesa jonë ishte kjo, që për sa kohë që sistemet janë hakeruar dhe për sa kohë çdo gjë që është sekrete dhe jo sekrete e kanë armiqtë e vendit, pse mos ta dinë shqiptarët, çfarë ka ndodhur? Në sistemet e policisë kanë ndërhyrë edhe hakerat qeveritarë për të hequr të dhëna”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta