Sulmet kibernetike, Peleshi akuza opozitës: Po bëni lojën e një fuqie të zezë
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit i ka kërkuar opozitës që të mos ekspozojnë Shqipërinë si një vend që nuk ka fuqi të mbrohet e të ndërtojë sisteme.
Peleshi tha se sulmet kibernetike nuk janë lojëra kalamajsh, ndërsa ka akuzuar opozitën se po bën lojën e një fuqie të zezë.
“Këto sulme kibernetike nuk janë lojëra kalamajsh dhe sulme adoleshente, nuk janë si në vendet që përmendët.
Ju po bëni pikërisht atë që do të donte një fuqi e zezë nga mbrapa të ndodhte në Shqipëri. Ju indirekt, me dritëshkurtësi, me verbëri politike, po bëni lojën e një fuqie të zezë. Po i kërkoni llogari qeverisë shqiptare se përse nuk paska qenë 100% imune në një domenë të ri. Ne nuk mund të bëjmë dot atë që ju pretendoni. Duhet të kuptoni se për çfarë bëhet fjalë. Mos i nxini faqen vendit tonë. Mos e ekspozoni Shqipërinë si një vend i cili nuk ka fuqi të mbrohet e të ndërtojë sisteme. “- tha Peleshi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Negociatat, Duma: Vidhet ajo që na falet, Beqja në krye të rrjetit antikorrupsion
- Majko partive për votimin e emigrantëve: Përgjigjuni letrës nga KQZ
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta