Sulmet me dron ndaj Ukrainës, Polonia raporton për shkelje të hapësirës ajrore

26 Gusht 2024 | 16:20

Ushtria e Polonisë deklaroi sot se hapësira ajrore e këtij shteti të anëtar të NATO-s është shkelur, me gjasë nga një dron, pas sulmeve vdekjeprurëse ajrore të kryera nga Rusia ndaj Ukrainës.

Gjatë këtyre sulmeve, hapësira ajrore e Polonisë u shkel nga një objekt që hyri nga Ukraina, tha gjenerali i ushtrisë polake.

“Ndoshta po përballemi me hyrjen e një objekti në territorin polak. Ky objekt është konfirmuar nga të paktën tri stacione për gjurmim përmes radiovalëve”, tha gjenerali i ushtrisë polake, Maciej Klisz.

“Është e qartë se karakteristikat e këtij objekti nënkuptojnë se nuk është raketë, as hipersonike, as balistike e as raketë lundruese”, shtoi Klisz.

Ushtria polake tha se po kryen kërkime për atë që “me gjasë është dron” rreth 30 kilometra larg nga kufiri ukrainas, brenda territorit të Polonisë.

“Ka pasur gatishmëri të lartë për neutralizimin e këtij objekti”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Jacek Goryszeëski.

Më herët gjatë së hënës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje shteteve evropiane që ta ndihmojnë shtetin e tij për të rrëzuar dronët dhe raketat mbi Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026