Sulmet në rajonin Kursk të Rusisë, shkon në 17 numri i viktimave

20 Gusht 2024 | 12:03

Numri i të vdekurve që nga fillimi i inkursionit të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë u rrit në 17, thanë autoritetet lokale këtë të martë.

Më tej në raport thuhet se nga mbi 140 lëndime, 75 janë shtruar në spital, duke përfshirë katër fëmijë.

Guvernatori i Kurskut, Alexey Smirnov u shpreh se 12 persona u vranë në rajon dhe 121 të tjerë u plagosën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se ishte një “operacion” nga trupat e Ukrainës ditë më vonë, duke specifikuar se qëllimi i inkursionit është krijimi i një “zone tampon” kundër sulmeve ruse.

Të hënën, Zelenskyy pretendoi se Ukraina kapi 1250 kilometra katrorë (rreth 480 milje katrorë) territor dhe 92 vendbanime në Kursk që nga fillimi i inkursionit. Rusia nuk ka komentuar ende mbi pretendimin.

Inkursioni i Kievit në Kursk filloi natën e 5-6 gushtit, me forcat e tij që hynë në rajonin kufitar pranë qytetit Sudzha, rreth 10 kilometra (6.2 milje) nga kufiri ukrainas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026