Zelensky kërkon leje për përdorimin e armëve me rreze të gjata, pas sulmeve në Kursk
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar sërish vendeve aleate ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët me rreze të gjata veprimi për të kryer sulme thellë brenda Rusisë.
“Ukrainën e ndan vetëm një vendim nga ndalja e përparimit të ushtrisë ruse në vijën e frontit, për të cilin ne po i presim partnerët tanë: vendimi për armët me rreze të gjata veprimi”, tha Zelensky gjatë një fjalimi para ambasadorëve ukrainas.
Zelensky u tha gjithashtu diplomatëve se forcat ukrainase i kanë marrë nën kontroll 92 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë dhe se tani e kanë nën kontroll një territor të armikut me sipërfaqe prej 1.250 kilometrash katrorë.
Ushtria ukrainase nisi një inkursion befasues në rajonin kufitar rus para dy javëve.
“Ne po vazhdojmë forcimin e pozicioneve tona, duke i stabilizuar zona të caktuara dhe duke mbushur fondin e këmbimit”, tha Zelensky duke iu referuar ushtarëve rusë që Ukraina i ka burgosur.
“Operacioni është gjithashtu investimi ynë më i madh në procesin e lirimit të ukrainasve nga robëria në Rusi. Ky është njëri prej synimeve tona”, theksoi Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)