Sulmet ruse në Odesa rrisin brenda natës çmimin e grurit në tregjet botërore
Çmimi i grurit u rrit me 4% brenda natës, teksa industria shprehu shqetësim të madh për sigurimin e furnizimeve në tregjet globale.
Çmimet e misrit u rritën gjithashtu me 2%, fill pas sulmeve ruse në magazinat ukrainese të drithërave në portin e Odesës.
Refuzimi i Rusisë për të rinovuar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi ka krijuar një situatë kaotike në tregun e drithërave, e cila është shoqëruar me një rritje të vazhdueshme të çmimit.
Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi ditën e djeshme se ka sinjale se Rusia është e gatshme të kthehet në bisedime për një marrëveshje që do të lejonte eksportin e grurit nga portet e Ukrainës.
Raporti javor i Departamentit të Bujqësisë të SHBA-së njoftoi të hënën se korrja e grurit dimëror në SHBA ishte në fazat e fundit, duke ofruar në treg grurin e mullirit shumë të nevojshëm.
Ambasadorja e SHBA-ja në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se nëse Rusia dëshiron që plehrat e saj artificiale të arrijnë në tregjet botërore dhe të ketë lehtësim në transaksionet për produktet bujqësore “ata duhet të kthehen në këtë marrëveshje”.
“Ne kemi parë tregues se ata mund të jenë të interesuar që të rikthehen në diskutime. Prandaj, ne duhet të presim që të shohin nëse kjo do të ndodhë”, tha ajo pa dhënë më shumë detaje.
Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja ka pamundësuar që Ukraina – një prodhuese globale e drithërave – të eksportojë në mënyrë të sigurt prodhimet bujqësore nga portet në Detin e Zi teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon.
Vitin e kaluar, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen për eksportin e drithërave.
Që nga tërheqja e Rusisë nga marrëveshja, Ukraina po eksporton produktet e saj përmes rrugëve tokësore për në Bashkimin Evropian, por edhe përmes rrugëve alternative përmes lumit Danub.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar