Sulmet ruse në Ukrainë, shënohen 2 të vrarë dhe 20 të plagosur

31 Korrik 2023 | 11:21

Dy persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në një sulm rus me raketa në qytetin e Ukrainës qendrore, Kryvyi Rig, të hënën në mëngjes, njoftoi ministri i Brendshëm i Ukrainës, Igor Klymenko.

Klymenko shkoi në rrjetin social Telegram se Rusia kreu dy sulme “pothuajse në qendër të qytetit” në morën 9:02 mëngjesin e së hënës.

“Dy persona kanë vdekur dhe 20 janë plagosur deri tani. Pesë deri në shtatë persona janë nën rrënoja”, tha ministri.

Klymenko tha se njëri nga sulmet i shkatërroi disa kate të një blloku banesor, ndërsa tjetri e dëmtoi një ndërtesë arsimore.

Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e postoi një video në Facebook e cila shfaqi tym të zi duke dalë nga një vrimë e madhe e krijuar në fasadën e një blloku banesash.

Pamjet treguan po ashtu një ndërtesë të pabanueshme e cila ishte shkatërruar pjesërisht.

Zelensky tha se rusët po “vazhdojnë t’i terrorizojnë qytetet dhe njerëzit paqësorë”.

“Por ky terror nuk do të na frikësojë apo gjunjëzojë neve”, shtoi Zelensky.

Ndërkohë, Ukraina është duke kërkuar ta çojë luftën në Rusi, duke goditur atë me sulme me dronë sa më thellë territorit të saj.

Sulmi i fundit, të dielën, i dëmtoi dy ndërtesa vetëm pak kilometra larg Kremlinit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së

Zyrtarët ukrainas thanë se Kievi ka përjetuar një sulm të madh rus, ndërsa raketat balistike kanë rënë mbi disa lagje, duke shkaktuar shpërthime. Duke shkruar...
08:15 | 16/07/2026

SHBA vendos tarifa për importet braziliane

SHBA-të vendosën të mërkurën tarifa prej 25% për disa importe nga Brazili, pas një hetimi që zbuloi se vendi i Amerikës së Jugut ishte i...
08:14 | 16/07/2026

Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)

Cilësia e ajrit në Toronto u rendit si më e keqja midis qyteteve të mëdha në mbarë botën të mërkurën, ndërsa tymi nga zjarret në...
08:10 | 16/07/2026