Sulmet ukrainase| Rusët vijojnë betejën me flakët, depozitat në zjarr

20 Gusht 2024 | 15:39

Autoritetet ruse vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll një zjarr që ra në një depozitë nafte pasi u godit nga dronët ukrainas 3 ditë më parë.

Sipas agjencive shtetërore të lajmeve, zjarri ka djegur një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë në qytetin Proletarsk, në rajonin e Rostovit.

Burimet mediatike saktësojnë se janë rreth 500 zjarrfikës që po përpiqen të asgjësojnë flakët, 41 prej të cilëve janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve të marra.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit ndaj depozitës, që përdorej për të furnizuar trupat ruse.

Episodi vjen teksa Moska po përpiqet të frenojë inkursionin e Kievit në rajonin e Kurskut. Pamje të reja satelitore tregojnë ushtrinë ruse që po ngre ura të përkohshme për të zëvendësuar ato të hedhura në erë nga trupat ukrainase.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar gjithashtu pamje filmike që sipas saj tregojnë trupat e ushtarëve dhe autoblindave ukrainase të shkatërruara në rrugët e Kurskut.

Ndërkohë, në zona të tjera, Kremlini deklaroi se kishte shkatërruar një depo armatimesh ukrainase në rajonin Sami dhe një artileri në Kharkiv.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026