Sulmi i Iranit| Gazetari në Izrael: Pse po i bëjnë presion ndërkombëtarët Tel Avivit
Gazetari nga Izraeli, Attila Somfalvi, është shprehur se pas sulmit të Iranit, Izraeli ndodhet në një pozitë pozitive, pasi sipas tij, ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.
Komentet Somfalvi i bëri në një lidhje për “Euronews Albania”, ku tha se ndërkombëtarët po ushtrojnë presion mbi Izraelin, në mënyrë që të vendi të mos kryejë sulme hakmarrëse ndaj Iranit, gjë që do të përshkallëzonte situatën në Lindjen e Mesme.
Ai tha gjithashtu se Irani humbi pikë nga sulmi, sepse u dëshmua kush ka pajisjet ushtarake më të mira dhe ushtrinë më të përgatitur mes dy vendeve.
“Mediat turke dhe shumë organe mediatike në botë, përfshi Euroneës në Shqipëri, po përpiqen të hedhin dritë mbi atë se çfarë po ndodh. Lufta në shekullin 21 luhet në shumë fusha. Jo vetëm në betejë, siç e thashë luhet edhe në mënyrën sesi vendet perceptohen, sesi shihen.
Izraeli ndodhet në një pozitë pozitive, pasi ka mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, pavarësisht presionit të madh për të shmangur një luftë gjithëpërfshirëse. Por me devijimin e vëmendjes nga Gaza drejt Iranit, Izraeli duhet të jetë shumë i fortë në analizimin e situatës. Vetë Irani humbi disa pikë nga sulmi, sepse sulmi tregoi se kush ka pilotët më të mirë dhe mjetet më të mira ushtarake.
Por nëse shikojmë vetëm këtë aspekt, mund të kalojmë ditë të tëra duke shqyrtuar. Izraeli pati pjesën e vetë dhe Irani të vetën dhe duhet t’i japin fund kësaj marrëzie në Lindjen e Mesme. Izraeli duhet të mendohet thellë para se të veprojë. Ndërkombëtarët thonë se Izraeli nuk duhet të godasë për t’u hakmarrë, por duhet të veprojë me qetësi dhe maturi”, tha Somfalvi.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978