Ambasadori i Iranit në OKB: Izraeli e di cila do të jetë hakmarrja jonë e dytë
Ambasadori i Iranit në OKB ka thënë për Sky News se” Izraeli e di mirë cila do te jetë hakmarrja e dytë e Iranit”.
Ambasadori Amir Saeid Iravani i bëri deklaratat për median britanike, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork të dielën.
Iravani e përshkroi këtë premtim si “një kërcënim dhe jo një veprim”.
Ambasadori iranian shtoi se Izraeli nuk duhet të ndërmarrë asnjë përgjigje ushtarake për sulmin e të shtunës.
“Unë mendoj se nuk duhet të ketë asnjë përgjigje ushtarake nga Izraeli”, tha ai.
I pyetur nëse veprimet e vendit të tij kishin rrezikuar përshkallëzimin drejt një lufte më të gjerë, ambasadori tha: “Ishte e drejta jonë legjitime të përgjigjemi sepse ata filluan agresionin kundër ambienteve tona diplomatike”.
Izraeli arriti të zmbrapsë pjesën më të madhe të sulmit të fundjavës së Iranit, me ndihmën e sistemit të tij mbrojtës Iron Dome dhe forcave nga SHBA, Britania e Madhe, Jordania dhe Franca.
Në sulmin e parë të drejtpërdrejtë të Iranit ndaj Izraelit, Republika Islamike lëshoi rreth 350 dronë dhe raketa në të territorin e shtetit hebre.
Nga dronët dhe raketat e lëshuara, 99% e tyre u rrëzuan.
Drone dhe raketa u lëshuan gjithashtu nga Iraku, Siria, Libani dhe Jemeni. Ato përfshinin 170 dronë, 120 raketa balistike dhe 30 raketa që përmbanin mbi 60 ton eksploziv. Por vetëm një numër i vogël raketash balistike arritën të depërtojnë, pjesa dërrmuese prej tyre u rrëzuan jashtë territorit të Izraelit.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë