Sulmi i Izraelit në Iran: Ja çfarë duhet të dini
Izraeli ka nisur sulme ndaj Iranit në orët e para të kësaj të premteje (13.06.2025), ndërsa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Sulmet ajrore në të gjithë Iranin , sipas Izraelit kanë synuar “zemrën” e programit bërthamor të Iranit.
Presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmet ishin një “operacion ushtarak i synuar për të zmbrapsur kërcënimin iranian ndaj mbijetesës së Izraelit”, duke pretenduar se “nëse nuk ndalet, Irani mund të prodhojë një armë bërthamore në një kohë shumë të shkurtër”.
Çafrë u godit nga sulmi i Izraelit në Iran:
Ushtria izraelite thotë se ka goditur “dhjetëra objektiva ushtarake, duke përfshirë objektiva bërthamore në zona të ndryshme të Iranit”.
Impianti kryesor i pasurimit të uraniumit në Iran në Natanz
Midis vendeve të goditura është edhe impianti kryesor i pasurimit të uraniumit në Iran në Natanz, në qendër të vendit. Televizioni shtetëror iranian tha se u godit disa herë, me pamje që tregonin tym të zi që ngrihej nga vendi.
Natanz operon mijëra centrifuga të përparuara, pajisje të përdorura për pasurimin e gazit të uraniumit – të cilat janë të vendosura dhjetëra metra nën tokë për mbrojtje. Në këtë pikë është e paqartë se sa thellë arriti sulmi i Izraelit.
Gjashtë baza ushtarake rreth Teheranit dhe banesa të shumta
Gazeta New York Times raporton se të paktën gjashtë baza ushtarake rreth Teheranit, si dhe shtëpitë e komandantëve ushtarakë dhe ndërtesa të shumta banimi janë goditur gjithashtu, duke cituar zyrtarë të lartë iranianë.
Televizioni shtetëror iranian ka konfirmuar se krerët e forcave të armatosura të Iranit janë vrarë:
Ata ishin Hossein Salami, komandant i përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike – forca ushtarake më elitare e Iranit – dhe Gjeneral Major Mohammad Bagheri, komandant i përgjithshëm i ushtrisë iraniane dhe i IRGC-së.
Të paktën dy shkencëtarë bërthamorë – Fereydoon Abbasi, ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, dhe Mohammad Mehdi Tehranchi, presidenti i Universitetit Islamik Azad në Teheran – janë vrarë gjithashtu, sipas televizionit shtetëror iranian.
LEXONI GJITHASHTU:
Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë