Sulmi kibernetik prek aeroportin e Brukselit, anulohen disa fluturime

20 Shtator 2025 | 09:49

Të premten në mbrëmje, disa aeroporte evropiane, përfshirë Aeroportin e Brukselit, u goditën nga sulme kibernetike që preku sistemet e imbarkimit dhe të regjistrimit.

Si pasojë, disa fluturime të së shtunës u vonuan ose u anuluan. Aktualisht, regjistrimi bëhet vetëm manualisht, ndërsa po punohet intensivisht për rikthimin e sistemeve në funksion të plotë.

“Kjo ka një ndikim të madh në orarin e fluturimeve dhe për fat të keq do të shkaktojë vonesa dhe anulime të fluturimeve”, tha operatori në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të internetit.

“Ofruesi i shërbimit po punon në mënyrë aktive për problemin dhe po përpiqet ta zgjidhë atë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Heathrow paralajmëroi gjithashtu për vonesa të shkaktuara nga “një problem teknik” te një furnizues i palës së tretë.

Pasagjerët me një fluturim të planifikuar për të shtunën u këshilluan nga aeroportet e prekura që të konfirmonin udhëtimin e tyre me linjat ajrore përpara se të niseshin për në aeroport.

“Për shkak të një problemi teknik te një ofrues sistemi që operon në të gjithë Evropën, ka kohë më të gjata pritjeje në regjistrim. Po punojmë për një zgjidhje të shpejtë”, tha aeroporti i Berlinit në një banderolë në faqen e tij të internetit.

Aeroporti i Frankfurtit nuk është prekur nga sulmi, tha një zëdhënës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Janë liruar tre nga personat e shoqëruar nga Policia pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar sot përpara Kuvendit. Mes të liruarve janë Dritan...
17:13 | 30/06/2026

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026

Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë

Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë shënuar disa incidente dhe përplasje...
16:43 | 30/06/2026