Sulmi ndaj Ukrainës, Rama: Dënoj agresionin e ashpër të Rusisë

24 Shkurt 2022 | 08:27

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës. Në një postim në Twitter kryeministri deklaron se dënon agresionin e ashpër të Rusisë dhe shprehet se Shqipëria bashkohet me NATO-n dhe BE-në.

“Ne bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën. Nga ana tjetër Kiev ka shpallur gjendjen e luftës.

Presidenti Vladimir Putin paralajmëron vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në pasoja të papara ndonjëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026

Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të kësaj të mërkure në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur...
11:13 | 08/07/2026

Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz. Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij...
10:44 | 08/07/2026