Sulmi ndaj zv.ministrit të LVV, shoqërohen dy persona! Prokuroria Themelore në Mitrovicë jep detaje
Prokuroria Themelore në Mitrovicë këtë të enjte ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me sulmin fizik ndaj zv.ministrit të LVV dhe kryetarit të Degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani në Skënderaj. Në njoftim bën me dije se lidhur me ngjarjen janë mbledhur provat dhe janë marrë në pyetje disa persona.
Gjithashtu bëhet me dije se janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për sulmin fizik dy persona. Ata akuzohen për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se përkitazi me rastin e sotëm në Skenderaj, ku si pasojë e sulmit fizik, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona me iniciale H.M., dhe B.Z., prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka qëndruar gjatë tërë ditës në Skenderaj, ku së bashku me policinë janë mbledhur prova relevante lidhur me rastin.
Po ashtu, janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë (5) dëshmitarë si dhe dy (2) të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërkaq, dy (2) të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim”, thuhet në njoftim.
Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve
Shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, ankesat e kandidatëve të PDK-së bllokojnë procesin
- 08:03 Trump: Negociatorët amerikanë po shkojnë në Katar për një takim të rëndësishëm lidhur me Iranin
- 07:59 Maroku eliminon Holandën me penallti dhe siguron kualifikimin
- 07:51 Trump emëron Keith Sonderling, Sekretar të Punës së SHBA-së
- 07:46 Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton projektligjin për sigurinë online të fëmijëve
- 07:22 Raporti, Izraeli përgatit një plan vendbanimesh që synon 100 vende në Bregun Perëndimor
- 07:18 Dy demokratë në SHBA mbështesin ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Izraelin, çfarë deklaruan ligjvënësit