Dhuna ndaj zv.ministrit të LVV, Kurti: S’na trembin, nuk tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet

14 Maj 2026 | 18:49

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dënoi ashpër sulmin ndaj zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani.

Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se veprimet e tilla nuk i trembin dhe nuk i shtyjnë të tërhiqen nga gara politike në asnjë qytet.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, sulmin ndaj kryetarit të Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj e quajti shpërfaqje të mendësisë banditeske.

“U sulmua me grushte dhe u godit në kokë me gotë teksa po pinte kafe me deputeten, Arjeta Fejza dhe deputetët të tjerë. Qeveria e Kosovës e dënon këtë sulm qyqar e të papranueshëm që shpërfaqë mendësinë banditeske. Veprimet e tilla nuk na trembin e nuk na shtyjmë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet. Nga kjo mbledhje u bëmë thirrje institucioneve dhe organeve të rendit dhe drejtësisë që me urgjencë të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve për këtë sulm”, tha Kurti.

Aktualisht, zëvendësministri i Financave dhe kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Hysni Mehani është shtrirë në repartin e neurologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, pas lëndimeve të marra nga sulmi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026

Shtyhet certifikimi i zgjedhjeve në Kosovë, ankesat e kandidatëve të PDK-së bllokojnë procesin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet të presë edhe më gjatë për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë. Vetëm një...
17:21 | 29/06/2026