Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, gazetari: Pse Kallas thirri në takim Kurtin e Vuçiçin
Gazetari Albi Xhunga ka komentuar këtë të premte në “Balkan Talks” në Euronews Albania sulmin terrorist në veri të Kosovës në ujësjellësin e Ibër-Lepencit, por edhe qëndrimin e Kaja Kallas si shefe e diplomacisë.
Sipas tij ajo thirri në takim Kurtin dhe Vuçiçin për dy arsye, si për njohjen e situatës, por edhe për të bërë presion që me situata të tilla të mos shkohet më larg.
“Ne nuk duhet të neglizhojmë faktin se vetëm zgjedhja e Kaja Kallas si shefe e diplomacisë europiane është një mesazh shumë i qartë për Moskën dhe për Beogradin dhe kjo që ndodhi në Kosovë që unë dyshoj se është një matje pulsi tashmë që Evropa ka një mungesë të stabilitetit politik.
Ne kemi të riemëruar Von der Leyen, komisionerë të tjera, por mungon stabiliteti te Franca dhe Gjermania, ne kemi rrëzimin e qeverisë franceze dhe atë gjermane. Evropa ka një problem të madh me Rusinë e cila sjell luftën pothuajse pas një shekulli në kontinentin europian dhe nuk do donte një problem tjetër në Ballkanin Perëndimor, duke ditur që Ballkani është një zonë e nxehtë”, tha Albi Xhunga.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Dialogu është duke vdekur”, analisti serb: Nëse në dy javë nuk jepet zgjidhje…
- Specialja ngre aktakuzë të re kundër Thaçit, si dhe ndaj katër të tjerëve
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 16:08 Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të jetë një ngjarje ndryshe, shumë më e fuqishme
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës